Mot i nxehtë sot, temperaturat deri në 32 gradë
Foto: Zëri / Ilustrim

Mot i nxehtë sot, temperaturat deri në 32 gradë

Aktuale June 18, 2024 - 08:01

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHMK-ja bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.