Wade Goddard, fotograf i ballinave të New York Times kthehet në Kosovë pas 23 vjetëve

Wade Goddard, fotograf i ballinave të New York Times kthehet në Kosovë pas 23 vjetëve

Aktuale June 17, 2024 - 22:20

Wade Goddard, fotograf i ballinave të New York Times kthehet në Kosovë pas 23 vjetëve.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se në Abri, Goddard ka takuar të mbijetuar të masakrës të cilën në vitin 1998 e dëshmoi para botës me fotografitë e tij.

“Goddard, flet për punën e tij në dokumentimin e ngjarjeve të luftës në Kosovë, që nga sulmi ndaj familjes Jashari në Prekaz, e deri tek arritja e lirisë së Kosovës”, shkroi Kurti.

Ish-fotoreporteri Goddard ka treguar përjetimet dhe kujtimet e tij nga koha kur shërbeu në terren në luftën e Kosovës.

Ai kujton 23 anëtarët e familjes Deliu nga Abria e Drenasit që u vranë e u masakruan nga forcat serbe 25 vjet më parë ku në mesin e tyre, ishte edhe 7-vjeçarja Donjeta Deliu.