BE: Kosova dhe Serbia t’i kryejnë obligimet për shtensionim të situatës në veri
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë sërish thirrje për shtensionim të situatës në veri nga të dyja palët, si ajo e Kosovës dhe e Serbisë.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se zhvillimet dhe tensionet e vazhdueshme në veri janë arsyet se pse Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndaj Kosovës.
“Natyrisht se jemi në dijeni për situatën në veri, për muaj e muaj të tërë ne kemi parë hapa të njëanshëm dhe të pakoordinuar, të cilat shpien në përshkallëzime të reja. Eskalimet konstante janë arsyeja se pse Bashkimi Evropian i ka vendosur masat Kosovës”, tha Stano.
“Natyrisht se ne presim nga institucionet në Prishtinë dhe nga Qeverisa e Kosovës që të marrin hapat e nevojshëm për depërshkallëzim të situatës, të njëjtën gjë ne po e presim po ashtu nga ana serbe. Të dyja palët kanë këtu kanë lëshime dhe obligime dhe detyrime në të dyja anët që të bëjnë çdo gjë që të ndalin depërshkallëzimet”, ka thënë Stano. /Klankosova.tv