Kryeministri serb në Greqi, sonte takohet me Lajçakun

Kryeministri serb në Greqi, sonte takohet me Lajçakun

Aktuale June 17, 2024 - 13:22

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, do të marrë pjesë në konferencën dyditore ndërkombëtare “Paqja dhe zhvillimi i qëndrueshëm”, që mbahet më 17 dhe 18 qershor, në Athinë të Greqisë.

Sipas raportimeve të mediave serbe, atje Vuçeviqi në mbrëmje do të takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak, transmeton Klankosova.tv.

Shefi i ekzekutivit serb do të flasë në panelin “Perspektivat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia e tyre për të ardhmen e Evropës. A jemi në një periudhë stagnimi apo ndërtimi të vrullit të ri?”.