Konjufca: Sylë Tahirsylaj la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë
Foto: Laura Hasani

Konjufca: Sylë Tahirsylaj la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë

Aktuale June 17, 2024 - 10:06

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se me pikëllim kanë mësuar lajmin për vdekjen e profesorit dhe meteorologut, Sylë Tahirsylaj.

Konjufca, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ai ka lënë një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë.

“Humbëm një profesionist të dalluar, që me përkushtimin e tij la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë, në sferën akademike universitare, si dhe në tërësi në fushën e meteorologjisë në vendin tonë. Sylë Tahirsylaj do t’u mungojë jo vetëm familjarëve dhe miqve të tij, por edhe publikut të gjerë, për të cilin ai ishte një emër i shquar i meteorologjisë për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, nëpër të cilën la shenjën e pashlyeshme të punës së tij të palodhur”, ka pohuar ai.

Konjufca ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e tij.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të tij, të cilët humbën më të dashurin e tyre! U prehtë në paqe”, thotë ai.