Serbët shfaqin hartën e Kosovës të mbuluar me simbole serbe, Kadrijaj: MPJD-ja urgjentisht të kërkojë nga UEFA ta dënojë Serbinë

Serbët shfaqin hartën e Kosovës të mbuluar me simbole serbe, Kadrijaj: MPJD-ja urgjentisht të kërkojë nga UEFA ta dënojë Serbinë

Aktuale June 17, 2024 - 08:29

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, i ka bërë thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme që të reagojë urgjentisht dhe t’i kërkojë UEFA-s të dënojë Serbinë për aktet destabilizuese e nacionaliste, pasi kanë shfaqur flamuj me hartën e Kosovës të mbuluar me simbole shoviniste serbe.

Ajo tutje shprehet se Serbia vazhdon të ndjekë rrugën e kriminelit, siç e quan ajo ish-presidentin serb, Slobodan Millosheviq.

“Këtë e dëshmon edhe kjo paraqitje e tifozëve serbë sonte në ndeshjen e futbollit mes Anglisë dhe Serbisë, të cilët të frymëzuar nga politika ekstreme nacionaliste, kanë vendosur flamuj me hartën e Kosovës të mbuluar me simbole shoviniste serbe!”, ka shkruar Kadrijaj, përcjell Zeri.info.

Tutje, ajo i ka bërë thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të kërkojë urgjentisht nga UEFA të dënojë Serbinë për këtë akt.

“I bëjmë thirrje Ministrisë për Punë të Jashtme të Kosovës të reagojë urgjent dhe të kërkojë nga UEFA, si organizatore e këtyre garave, të dënojë Serbinë për aktet të tilla destabilizuese e nacionaliste dhe të mos lejojë më skena të tilla!”, shkroi Kadrijaj. /Zëri