Flamuri rus në “Euro 2024” i vendosur nga serbët, Musliu: Ç’kuptim kanë sanksionet e Evropës për Rusinë

Flamuri rus në “Euro 2024” i vendosur nga serbët, Musliu: Ç’kuptim kanë sanksionet e Evropës për Rusinë

Aktuale June 17, 2024 - 08:08

Agim Musliu, njohës i çështjeve të sigurisë, ka thënë se sanksionimi i Rusisë nga Evropa nuk po ka kuptim, pasi në kampionatin “Euro 2024” serbët e vendosën flamurin rus në stadium, ku Serbia po përballet me Anglinë në kuadër të fazës së grupeve të këtij kampionati.

Ai ka postuar një fotografi në “X”, ku flamuri rus është vendosur afër atij serb.

“Sanksionimi i Rusisë nga Evropa është i pakuptimtë! Pse të shqetësoheni? Flamuri rus në Euro2024 është sjellë nga serbët! ‘Euro 2024’”, tha Musliu.