Destani për lojën e djeshme të Shqipërisë me Italinë: Kuqezinjtë treguan qytetari dhe respekt

Destani për lojën e djeshme të Shqipërisë me Italinë: Kuqezinjtë treguan qytetari dhe respekt

Aktuale June 16, 2024 - 22:10

Filantropi shqiptar, Lazim Destani së bashku me mijëra shqiptarë mbërëmë ishte në stadium për ta mbështetur kombëtaren e Shqipërisë kundër Italisë.

Destani është shprehur krenar me pjesëmarrjen e madhe të shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptarë që ishin mbrëmë në stadium, ndërsa tha se përveç mbështetjes, tifozët kuqezi treguar edhe qytetërim dhe respekt ndaj popujve të tjerë, transmeton Zeri.info.

“Krenar për pjesëmarrjen e bashkëkombësve tanë të ardhur nga trojet tona e nga mbarë bota për t’i dhënë mbështetje kombëtares sonë në Kampionatin Evropian në Gjermani”

“Edhe kësaj here, me pjesëmarrje kaq të madhe e me veshjet e tyre kuqezi, ata i dhanë mbështetje të jashtëzakonshme skuadrës kombëtare duke i mbushur tribunat e stadiumit në Dortmund. Krahas mbështetjes dinjitoze që i dhanë skuadrës, ata treguan qytetërim dhe respekt ndaj popujve te tjerë. Skuadrës KUQEZI, i uroj suksese në ndeshjet e radhës!”, ka shkruar Destani. /Zëri