Ambasadorja izraelite në Kosovë uron “Bajramin e vogël”
Foto: Laura Hasani

Ambasadorja izraelite në Kosovë uron “Bajramin e vogël”

Aktuale June 16, 2024 - 11:17

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, i ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajram apo siç njihet edhe ndryshe “Bajramin e vogël”.

Ziv urimin e saj përveç në shqip, e ka bërë edhe në gjuhën e disa komuniteteve joshumicë që jetojnë në Kosovë.

“Gëzuar festën e Bajramit të Vogël të gjithë miqve që po festojnë në Izrael, Kosovë dhe anekënd botës! Me fat Bajramin e Vogël! Bajram Šerif Mubarek Olsun! Bayramënëz kutlu olsun! Bahtalo o Kurban Bajrami! Eid Mubarak!”, ka shkruar ajo në rrjetin social X.