Abdixhiku nga selia e BIK-ut: Një shoqëri që beson në Zot, është shoqëri që ka prosperitet

Abdixhiku nga selia e BIK-ut: Një shoqëri që beson në Zot, është shoqëri që ka prosperitet

Aktuale June 16, 2024 - 11:14

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ua ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë, nga selia e BIK-ut.

Abdixhiku tha se kjo festë kujton vlerat e larta njerëzore ndaj krijuesit.

“Sot me bashkëpunëtor të LDK-së urova myftiun Tërnava dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, kjo festë na kujton vlerat me të larta njerëzore, sakrificën ndaj krijuesit,solidaritetin ndaj njerëzve dhe mirësinë ndaj njëri tjetrit. Një shoqëri që beson në Zot e që përkujdeset për familjen e për njëri tjetrin për atdheun vendin është shoqëri që ka prosperitet”, tha Abdixhiku.