Hamza viziton BIK-un për Kurban Bajram: Uroj të ketë paqe dhe harmoni

Hamza viziton BIK-un për Kurban Bajram: Uroj të ketë paqe dhe harmoni

Aktuale June 16, 2024 - 10:30

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza vizitoi Tërnaven, për nder të festës së Kurban Bajramit.

Hamza uroi të gjithë besimtaret mysliman duke shpresuar të ketë gëzime, begati, harmoni dhe të punojmë bashkë për progres dhe prosperitet”

“Shfrytëzoj rastin të uroj te gjithë qytetarët e Kosovës të besimit islam të iu uroj shëndet, begati dhe të gjitha të mirat në familjet e tyre, është një festë që simbolizon solidaritetin, sakrificën andaj urojmë të ketë harmoni e paqe, është një festë ku njerëzit janë më bujar, më solidaritet, falin edhe pajtohen prandaj gjithmonë në këto festa uroj të ketë gëzime, begati, harmoni dhe të punojmë bashkë për progres dhe prosperitet”, tha ai.