Haradinaj viziton myftiun Tërnava për Kurban Bajram: Ta gëzojmë bashkë, t’i gjendemi njëri-tjetrit

Haradinaj viziton myftiun Tërnava për Kurban Bajram: Ta gëzojmë bashkë, t’i gjendemi njëri-tjetrit

Aktuale June 16, 2024 - 09:40

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i shoqëruar me anëtarët e partisë së tij kanë vizituar Bashkësinë islame për nder të Kurban Bajramit.

Haradinaj uroi të gjithë besimtar mysliman festën e Kurban bajramit, ku edhe tha se duhet të jetojmë me porosinë e festës që është edhe sakrifica edhe solidariteti i ndërsjellët.

“Ne emër të AAK, bashkëpunëtorëve po qëndroj në selinë e Bashkësisë Islame të uroj myftiun Tërnava e të gjithë besimtarët islam të Kosovës, shqiptarët kudo që janë për festën e kurban bajramit gëzojmë bashkë gjendemi të jetojmë me porosinë e festes që është edhe sakrifica edhe solidaritetit i ndërsjellët, urime me fat”, ka thënë Haradinaj.