Begaj uron Kurban Bajramin: Të punojmë për një shoqëri më të mirë e më të drejtë
Foto: Laura Hasani

Begaj uron Kurban Bajramin: Të punojmë për një shoqëri më të mirë e më të drejtë

Aktuale June 16, 2024 - 08:25

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Kurban Bajramit.

Urimi i plotë i presidentit Begaj, pa ndërhyrje:

Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë!

Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë.

Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi.

Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë.

Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin!. /Zëri