Ky është parashikimi i motit për sot
Foto: Zëri / Ilustrim

Ky është parashikimi i motit për sot

Aktuale June 16, 2024 - 06:16

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se, sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e kaluara, po që me rritje të lehta të temperaturave ekstreme.

Sipas IHMK-së, sot temperatura maksimale do të arrijë në 30 gradë Celsius, shkruan Zeri.info.

Po ashtu pritet të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm por me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare. Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë relativisht të mira”, njofton IHMK-ja. /Zëri