Osmani takohet me zëvendëspresidenten e SHBA-së, Kamala Harris

Osmani takohet me zëvendëspresidenten e SHBA-së, Kamala Harris

Aktuale June 15, 2024 - 20:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, është takuar me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris.

Osmani ka thënë se zëvendëspresidentes Harris i përcolli mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme.

“Me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris.  I përcolla mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme!”, ka thënë ajo.