Samiti i Paqes, Kosova rikonfirmon mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Samiti i Paqes, Kosova rikonfirmon mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Aktuale June 15, 2024 - 19:10

Në Samitin e Paqes për Ukrainën që po mbahet në Burgenstok të Zvicrës, po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës.

Osmani sot është pritur nga Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Ajo ka thënë se bashkë me liderët nga e gjithë bota janë mbledhur në Samitin e Paqes për ta mbështetur Ukrainën.

“Ne jemi këtu për të rikonfirmuar mbështetjen tonë për lirinë e Ukrainës!”, ka thënë Osmani.

Në margjina të samitit presidentja Osmani sot u takua me homologen malteze Myriam Spiteri Debono.

Presidentja ka shprehur vlerësim për rolin e Maltës në raport me mbështetjen që i ka dhënë Kosovës. /Telegrafi/