DASH: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në institucionet evropiane

DASH: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në institucionet evropiane

Aktuale June 15, 2024 - 12:35

Departamenti amerikan i Shtetit është deklaruar sërish në lidhje me qëndrimet e tyre për raportin në mes Kosovës dhe Serbisë.

DASH-i ka vlerësuar se e ardhmja e dy vendeve është në institucionet evropiane. Tutje, amerikanët besojnë se dialogu është e vetmja rrugë.

“E ardhmja e të dy vendeve është në institucionet evropiane, normalizimi i marrëdhënieve të tyre përmes procesit të lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara” – ka theksuar DASH-i. /reporteri