Sot luhet miqësorja mes Qeverisë së Kosovës dhe diplomatëve të huaj

Sot luhet miqësorja mes Qeverisë së Kosovës dhe diplomatëve të huaj

Aktuale June 14, 2024 - 08:37

Qeveria e Kosovës sot do të luajë një ndeshje miqësore në futboll me Trupin Diplomatik që shërben në Kosovë.

Në këtë ndeshje nga Qeveria do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërsa nga trupi diplomatik do të jenë ambasadorë të ndryshëm, mes tyre dhe ambasadori i Shqipërisë dhe Suedisë, transmeton Zeri.info.

Ndeshja do të luhet prej orës 15:00 në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali. /Zëri