Ish-presidentja zvicerane: Kosova ka nevojë për më shumë njohje nga shtete të tjera për t’u anëtarësuar në shumë organizata

Ish-presidentja zvicerane: Kosova ka nevojë për më shumë njohje nga shtete të tjera për t’u anëtarësuar në shumë organizata

Aktuale June 12, 2024 - 20:57

Në pritjen shtetërore të organizuar nga presidentja, kryeparlamentari e kryeministri me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, e pranishme ishte edhe ish-presidentja e Zvicrës, Micheline Anne-Marie Calmy-Rey.

Gjatë fjalimit të saj, ajo kujtoi presidentin historik, Ibrahim Rugova dhe takimet që ka pasur me të, ku edhe theksoi se ende i mban si kujtim gurët e çmuar që ia kishte dhuruar Ibrahim Rugova, raporton Zeri.info.

Për Kosovën, ish-presidentja zvicerane, Micheline Anne-Marie Calmy-Rey, tha se është shtet i ri, ndërsa marrëdhëniet me Serbinë, sipas saj, nuk janë gjithmonë të lehta për mos të thënë të vështira.

“...Kosova ka nevojë për më shumë njohje nga shtete të tjera për t’u anëtarësuar në shumë organizata, siç është Këshilli Evropian, NATO-ja por edhe Bashkimi Evropian”, shtoi ajo.

Sipas Calmy-Rey, stagnimi më i madh i Kosovës janë tensionet në veri, çështje shumë e ndjeshme sepse Serbia, siç tha ajo, ka intervenuar në veri të Kosovës dhe kjo sfidë determinon investimin e gjithë komunitetit ndërkombëtar, por edhe të autoriteteve dhe qytetarëve që jetojnë në Kosovë.