Murati: Popullata e mirëpriti vendosjen e njësiteve të UÇK-së në Prishtinë
Foto: Zëri

Murati: Popullata e mirëpriti vendosjen e njësiteve të UÇK-së në Prishtinë

Aktuale June 12, 2024 - 19:21

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim duke e komentuar 25 vjetorin e çlirimit të Kosovë dhe hyrjen e UÇK-së në Prishtinë. Ai thotë se 25 vjet më parë gjërat nuk kanë qenë të polarizuara sikurse sot. Atëherë sipas tij, të gjithë kanë qenë pjesë e një procesi që ishte çlirimi i vendit.

Ai tha se nga 9 qershori gjatë vendosjes së UÇK-së në Prishtinë. ka pasur edhe incidente sepse forcat serbe ishin akoma në Prishtinë.

“Pra ishte një situatë e tensionuar por jemi munduar gjithnjë që të ruhet popullata e qytetarët të cilët me entuziazëm të madh e kanë pritur hyrjen e daljen publike të njësiteve të UÇK-së në Prishtinë”, tha Murati duke kujtuar datat nga 9 qershori deri me 13 qershor 1999.

Ai ka përmendur emrat e atyre që mungojnë në këto ditë festive të çlirimit të vendit.

“Më duhet ta përmend Sali Mustafën-komandant Calin, i cili është meritor si komandant i njësisë speciale të UÇK-së, i cili padrejtësisht është në Hagë. Pra festimi i çlirimit pa Calin ka qenë shumë i dhimbshëm për shokët e luftës”, tha Murati në RTK.

Ai po ashtu tha se nuk mund pa i përmendur edhe figurat qendrore të UÇK-së të cilët janë në Hagë padrejtësisht, me gjithat ai tha se kjo është situata.

“Sigurisht se duhet t’i përmendim edhe figura të tjera të cilët në ditën e çlirimit i mungojnë Kosovës, pra ndër qendroret e UÇK-së si Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi”, tha Murati, duke shtuar se ndaj tyre po zhvillohet një proces gjyqësor i padrejtë.