Dita e Çlirimit të Kosovës, Walker: Jam këtu për të festuar për të gjithë shqiptarët
Aktuale
June 12, 2024 - 16:42
Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës së fundit në Kosovë, William Walker, ka qenë sot i pranishëm në Kosovë për të festuar 25-vjetorin e çlirimit të vendit.
Ai ka theksuar se kjo është një ditë e mrekullueshme për të gjithë.
“Jam këtu për të festuar për të gjithë shqiptarët, për të gjithë kosovarët, po ashtu edhe për serbët në Kosovë”.
“Kjo për atë se çfarë dite e mrekullueshme është kjo, është fantastike”, ka thënë ai para mediave në Prishtinë.