Institucionet e sigurisë prezantohen në konferencën IADLEST në Arizona
Foto: Policia e Kosovës

Institucionet e sigurisë prezantohen në konferencën IADLEST në Arizona

Aktuale June 12, 2024 - 16:25

Institucionet e sigurisë së Kosovës janë përfaqësuar në konferencën vjetor te Shoqatës Ndërkombëtare të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) në Phoenix, Arizona.

Sipas njoftimit, ngjarja filloi me prezantim të 23 vendeve të përfaqësuara nga mbi 400 pjesëmarrësit në konferencën katër-ditore.

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzike, Ilir Kukaj, artikuloi standardet ndërkombëtare dhe akreditimin që Agjencia Kosovare e Forenzikës ka dhe vazhdon të festojë.

„Përveç pjesëmarrjes në seminarin e Mjekësisë Ligjore, ekipi ndoqi dy seminare të paraqitura nga komandantet femra ukrainase mbi mirëqenien/shëndetin mendor dhe shoqatat e grave të zbatimit të ligjit. Për më tepër, komandantët morën pjesë në trajnime interaktive mbi inteligjencën artificiale (AI), mediat sociale dhe rekrutimin, ndër të tjera“, njofton Policia e Kosovës.