
Endrit Thaçi: Shpresoj që vitin tjetër Ditën e Çlirimit ta festojmë bashkë
Aktuale
June 12, 2024 - 15:18
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është kujtuar nga djali i tij Endriti, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Ai e ka publikuar në Instastory një fotografi, ku Thaçi shihet në sheshin e Prishtinës bashkë me ish-sekretaren e SHBA-së, Madeleine Albright (tani e ndjerë) dhe ish-presidentin, Bill Clinton.
Endriti uroi që përvjetorin tjetër ta festojë bashkë me babanë e tij.
Hashim Thaçi dha kontribut të madh për lirinë e Kosovës.
Thaçi ishte drejtor politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe protagonist i ngjarjeve të mëdha si ajo e Rambujesë.
Aktualisht, ish-presidenti Hashim Thaçi, bashkë edhe me krerët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, po gjykohen për krime të luftës në Hagë.
