Rifat Jashari: U derdh shumë gjak për liri, dhimbje s’ka - veç krenari
Aktuale
June 12, 2024 - 13:55
Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, është shprehur i lumtur me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit.
Jashari tha se për këtë ditë është derdhur shumë gjak, por sipas tij ata gjak është paguar.
“Qysh më mirë, më i kënaqur nuk jam kanë kurrë qe e arritëm edhe çlirimin e Kosovës. Është derdhur gjak, por është paguar ata gjak. Dhimbje s’ka, veç krenari. Urime gjithë shqiptarëve kudo që janë”, tha Jashari për Ekonominë Online.
Sot, në nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Kuvendi ka mbajtur seancë solemne, ndërsa në sheshet qendrore të kryeqytetit kanë parakaluar ushtarët dhe policët e Kosovës.