Ndërkombëtarët kërkojnë marrëveshje, kryediplomati serb ripërsërit që Serbia s’e njeh Kosovën

Ndërkombëtarët kërkojnë marrëveshje, kryediplomati serb ripërsërit që Serbia s’e njeh Kosovën

Aktuale June 12, 2024 - 11:18

Pavarësisht kërkesave të aleatëve ndërkombëtarë që Kosova dhe Serbia të kenë një marrëveshje, kryediplomati serb Marko Gjuriq ka deklaruar se Beogradi zyrtar s’ka ndryshuar dot qëndrim në raport me Prishtinën zyrtare.

Gjuriqi ka thënë se Serbia mbetet e të njëjtit qëndrim se Kosova asnjëherë nuk mund të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara, por as edhe shtet sovran.

“Për Serbinë Kosova nuk është dhe as nuk do të jetë anëtare e OKB-së, as shtet i huaj sovran”, ka theksuar shefi i diplomacisë serbe në një televizion serb.

Ai madje ka përmendur edhe deklaratat presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ku ka thënë publikisht se anëtarësimi i Kosovës në OKB është i papranueshëm për Serbinë. /Klankosova