Ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vjet më parë: Ndryshoi jetën time
Njëri prej ushtarëve të KFOR-it që kishte shërbyer atë kohë në Kosovë, Kenneth Andresen, ka kujtuar pritjen që i është bërë KFOR-it nga populli i Kosovës më 12 qershor të vitit 1999.
Në një postim të bërë në platformën “X”, ai ka publikuar edhe pamje.
Tutje ai ka shkruar se ky moment i ka ndryshuar jetën dhe është mirënjohës për të gjithë miqtë në e nga Kosova.
“Sot, 25 vjet më parë: më 12 qershor 1999, KFOR-i mbërriti në Kosovë dhe u prit nga mijëra njerëz përgjatë rrugëve. Unë shërbeva si oficer shtypi me KFOR-in nga korriku 1999 deri në janar 2000. Kjo ndryshoi jetën time. Jam mirënjohës për të gjithë miqtë dhe kolegët në/nga Kosova!”, shkroi Andreseni në “X”.
25 years ago, today:
— Kenneth Andresen (@kennethandresen) June 12, 2024
On June 12, 1999, KFOR arrived in Kosovo, and was greeted by thousands of people along the roads.
I served as press officer with KFOR from July 1999 to January 2000. This changed my life. Grateful for all the friends and colleagues in/from Kosovo! pic.twitter.com/74skI092fL