Rama uron popullin e Kosovës për Ditën e Çlirimit
Foto: Laura Hasani

Rama uron popullin e Kosovës për Ditën e Çlirimit

Aktuale June 12, 2024 - 09:01

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar sot popullin e Kosovës, me rastin e Ditës së Çlirimit.

Rama, në një postim në Facebook, ka uruar 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s që bashkë me UÇK-në sollën çlirimin e Kosovës, transmeton Zeri.info.

“Mirëmëngjesi me një përqafim çdonjërit prej 93 mijë anëtarëve të Partisë Socialiste në këtë 33-vjetor të lindjes së saj, si edhe me një falënderim plot mirënjohje për simpatizantët e zgjedhësit që e kanë bërë partinë tonë forcën më të madhe të shqiptarisë, mishërim të Shqipërisë Evropiane dhe sinonim të fjalës fitore, si edhe gjithashtu me një urim nga zemra të gjithë popullit të Kosovës për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi Rama. /Zëri