Shpronësimet në veri, Rohde: Kjo mënyrë e procedimit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka adresuar reagimin e qeverisë pas deklaratave të Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe shteteve të QUINT-it në lidhje me shpronësimin e disa pronave në veri të Kosovës.
Rohde tha që mënyra e procedimit të qeverisë, sipas avokatëve të Këshillit Evropian, mund të minojë edhe më tutje besimin midis komunitetit serb në Kosovë dhe institucioneve qeveritare.
“Pas reagimit të qeverisë ndaj deklaratës së QUINT-it /BE-së / OSBE-së mbi shpronësimin, më lini të citoj raportin e Avokatëve Eminentë të Këshillit Evropian: Kjo mënyrë e procedimit nuk është kompatibile me sundimin e ligjit dhe është e prirë që të minojë edhe më tutje besimin midis komunitetit serb dhe institucionet e qeverisë kosovare”, ka shkruar Rohde në X.
“BE-ja, OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës janë organizata në të cilat Kosova synon që të anëtarësohet. Në mënyrë që të lëvizim drejt kësaj, atëherë do të ishte ndihmesë nëse këshilla jonë e përbashkët do të merrej në konsideratë. Ne nuk jemi këtu për të dënuar, por për të përkrahur”.
EU, OSCE and CoE are organizations that ë strives to become a member of. To move on with that, it would help if our joint advice with them would be considered. We are not here to punish but to support. 2/2
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 11, 2024