Buxhovi: Ibrahim Rugova po politizohet edhe nga Edi Rama, po thuhen gjëra të pavërteta për të

Buxhovi: Ibrahim Rugova po politizohet edhe nga Edi Rama, po thuhen gjëra të pavërteta për të

Aktuale June 11, 2024 - 21:43

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se presidenti Ibrahim Rugova po politizohet edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe nga politikanë të tjerë. Këtë deklaratë Buxhovi e bëri pas deklaratës së djeshme të Ramës ku tha se “Pa Rugovën nuk do të kishte UCK”.

Buxhovi tha se deklarata të tilla janë për politika ditore dhe të pasinqerta.

“Nuk isha ndal shumë te deklarata të tilla, se po shihet që janë për politikë ditore, pak a shumë mund të themi se janë të pasinqerta. Kryeministrin Rama dhe për krejt ato çka po thuhet për të”, tha Buxhovi për T7.

Tutje, Buxhovi shtoi se Rugova po politizohet edhe prej partisë së tij, LDK-së dhe partive të tjera.

“Rugova po politizohet, edhe prej partisë së tij edhe prej partive tjera. Rugova është person historik, ai i takon historisë, qoftë si drejtues i LDK-së, qoftë si president. Qasja që duhet të kihet e politikanëve tjerë sidomos e LDK, e cila është bartëse e këtij personaliteti, duhet të jetë qasje historike”.