Kuvendi nesër e shënon solemnisht Ditën e Çlirimit
Foto: Laura Hasani

Kuvendi nesër e shënon solemnisht Ditën e Çlirimit

Aktuale June 11, 2024 - 16:44

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në një seancë solemne.

Seanca do ta ketë vetëm një pikë të rendit të ditës: “Shënimi i 25 -vjetorit të Ditës së Çlirimit”.

Siç njofton Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun, seanca do të nis në orën 10:00.

12 qershori shënon Ditën e Çlirimit të Kosovës, pas përfundimit të fushatës ajrore kundër caqeve serbe.

Nesër ndërkaq shënohet 25-vjetori i Çlirimit.