Më 12 korrik shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka caktuar datën e shpalljes së rezultateve paraprake të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024).
Projekti i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave u realizua nga 05 prill deri më 24 maj 2024. Ky ishte rundi i dytë i Regjistrimit të Popullsisë në vend, që nga regjistrimi i vitit 2011.
Shpallja e rezultateve paraprake do të bëhet me organizmin e një konference që planifikohet të mbahet më 12 korrik 2024, transmeton Zeri.info.
“Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë këtij procesi, të gjithë stafin e përfshirë në Regjistrim, institucionet që kanë mbështetur këtë proces, si dhe të gjitha mediat për korrektësinë dhe raportimin e drejt gjatë gjithë procesit të Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë (ReKos2024)”, thotë ASK-ja. /Zëri