Vitia thotë se shëndetësisë publike së shpejti do t’i shtohen mbi 300 punonjës të rinj
Foto: Laura Hasani

Vitia thotë se shëndetësisë publike së shpejti do t’i shtohen mbi 300 punonjës të rinj

Aktuale June 11, 2024 - 14:33

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se së shpejti shëndetësisë publike do t’i shtohen mbi 300 punonjës të rinj.

Vitia, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se tashmë është hapur konkursi nga SHSKUK-ja për punonjës të rinj, përkatësisht për 200 infermierë të profileve të ndryshme, si infermierë të përgjithshëm, mami, teknikë radiologjike, teknikë farmacie, laborantë mjekësorë e fizioterapeutë

“20 punëtorë mbështetës administrativ. Tetë ndihmës. Së shpejti do të hapet konkursi edhe për rreth 70 mjekë specialistë. Konkurse të tjera do të pasojnë”, shkroi Vitia.

Ndër të tjera, Vitia tha se me këto investime në burime njerëzore po reduktohet ngarkesa në punë dhe po përmirësohet cilësia e shërbimeve për pacientë.