“Shota”, automjeti i parë i blinduar ushtarak shqiptar
Aktuale
June 11, 2024 - 10:29
Shqipëria po bëhet me automjetin e parë të blinduar ushtarak.
Kompania, e cila do ta prodhojë këtë automjet, e ka prezantuar prototipin e parë të kësaj makinerie.
Prodhimi i këtij automjeti ushtarak ishte paralajmëruar javë më parë edhe nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
“Timak”, që eksporton makina në 20 shtete të botës, në prezantimin e prototipit në një video në Facebook, bëri të ditur se emri i kësaj makine do të jetë “Shota”.
“‘Shota’, automjeti i parë ushtarak shqiptar, i lindur nga zemra e kombit tonë dhe i krijuar nga forca e grave të jashtëzakonshme. E fortë, sypatrembur, krenare, ‘Shota’ mishëron frymën e inovacionit dhe fuqizimit”, bëri të ditur kjo kompani.