Arrin në Kosovë shpëtimtari, Robertson

Arrin në Kosovë shpëtimtari, Robertson

Aktuale June 10, 2024 - 22:51

Ish ministri i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, tashmë Lordi, George Robertson, ka arritur sonte në Kosovë, ku dhe është pritur nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Gërvalla shkruan se Robertson është një mik i shquar i Kosovës.

”Në orët e vona të mbrëmjes, sapo prita në Aeroportin e Prishtinës ”Adem Jashari”, Lordin George Robertson.

Gjatë luftës në Kosovë ai ishte ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa mënjëherë pas luftës, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm.

Bashkë me të dhe miq të shumtë ndërkombëtarë po e shënojmë gjatë këtyre dy ditëve me aktivitete të ndryshme 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës”. /klankosova