Konferenca “Të bashkuar për qasje në drejtësi” hap Javën e Ndihmës Juridike Falas

Konferenca “Të bashkuar për qasje në drejtësi” hap Javën e Ndihmës Juridike Falas

Aktuale June 10, 2024 - 21:58

Gjatë ditës së sotme në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas u mbajt Konferenca “Të bashkuar për qasje në drejtësi” e organizuar nga Ministria e Drejtësisë / Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe organizatat e shoqërisë civile, përkrahur nga Misioni i OSCE në Kosovë dhe Projekti i USAID-it për Drejtësi.

Fillimisht fjalën e mori nikoqirja e kësaj konference, znj. Flutura Berbati Zena, U.D Drejtore Ekzekutive në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas e cila deklaroi se “përgjatë Javës së Ndihmës Juridike Falas do të përqendrohemi në rritjen e vetëdijës së qytetarëve për shërbimet e ndihmës juridike falas, si dhe fuqizimin e tyre për të mbrojtur të drejtat që ju takojnë”.

"Ndërsa z. Blerim Sallahu, zv. Ministër e Drejtësisë, prezantoi vizionin e Ministrisë së Drejtësisë për ndihmën juridike falas dhe iniciativat e rëndësishme që Ministria e Drejtësisë ka ndërmarë si dhe bëri hapjen e Javës së Ndihmës Juridike Falas nën sloganin "Mbroje të drejtën tënde", thuhet në njoftimin e Agjencia për Ndihmë Juridike Falas - Republika e Kosovës.

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas po ashtu ka pasur në vazhdimësi bashkëpunim të mirëfilltë me institucionet ndërkombëtare, bashkëpunim i cili ka rezultuar edhe me përkrahje ndaj Agjencisë, për të vlerësuar kontributin e tyre, fjala iu dha z. Noel Bauer, Drejtor i Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID dhe z. Nicholas Mazik, zv. Drejtor i Departamentit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete në OSCE.

Më pas nëpërmjet një videoje u prezantuan aktivitetet kryesore të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas gjatë një viti.

"Për të diskutuar lidhur me të arriturat dhe sfidat e Sistemit të Ndihmës Juridike Falas, gjatë kësaj konference u mbajt një Panel Diskutimi me ofruesit e Ndihmës Juridike Falas, nën moderimin e z. Agron Beka, Drejtor Ekzekutiv në SHPRK, me pjesëmarrjen në panel të: z. Faton Jashari, U.D. Drejtor i Departamenitit ligjor – ANJF, z. Burim Tahiri, U.D. Drejtor për Çështje Ligjore dhe Hulumtim – IAP, z. Driton Bakraqi, Menaxher i Programit – AT, z. Lavdim Makshana, Hulumtues i Lartë Ligjor – IKD dhe znj. Gloriosa Hisari, Zyrtare për Mbrojtje Ligjore – CRPK", thuhet mes tjerash në njoftim.

Gjatë panelit po ashtu u diskutua për të arriturat dhe sfidat e Sistemit të Ndihmës Juridike Falas dhe u pasqyrua ndikimi i ndihmës juridike në individ dhe komunitete.

Nëpërmjet kësaj konference u bë hapja Javës së Ndihmës Juridike Falas e cila do të zgjas deri me 14 Qershor 2024 dhe pritet që gjatë këtyre ditëve të realizohen aktivitete të shumta që kanë për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për Ndihmën Juridike Falas. /Zëri