Osmani: Qëndrimet e Lidhjes së Prizrenit gurthemel dhe busullë për fatin e kombit
Aktuale
June 10, 2024 - 20:43
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, mori pjesë në shënimin e 146-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Ajo aty tha se kërkesat dhe qëndrimet e paraqitura atëherë u shndërruan në gurthemel dhe busullë për fatin e kombit.
“Kërkesat dhe qëndrimet e Lidhjes së Prizrenit, u shndërruan në gurthemel dhe busullë të fatit tonë si komb, krahas kombeve tjera të Evropës”, u shpreh Osmani.
“Pavarësisht se qëndrimet dhe kërkesat të Kuvendit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit nuk u shqyrtuan nga fuqitë e mëdha në Kongresin të Berlinit, krerët e saj i dolën në ballë organizimit dhe realizimit të rezistencës titanike për të jetësuar idealet e ndërlidhura me vendimet e Lidhjes së Lezhës e prirë nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu”, shtoi ajo.