Kurti për 146-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit: Këtu janë vënë themelet e shtetit shqiptar

Kurti për 146-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit: Këtu janë vënë themelet e shtetit shqiptar

Aktuale June 10, 2024 - 18:41

Kryeministri Kurti mori pjesë në manifestimin qendror për 146-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Në kompleksi Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se kjo ngjarje paraqet ngjarjen historike ku gjatë pjesës së dytë të shekullit 19-të janë vënë themelet e shtetit shqiptarë.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit paraqet ngjarjen historike ku gjatë pjesës së dytë të shekullit 19-të janë vënë themelet e shtetit shqiptarë. Kjo është hera e parë në histori kur shqiptarët po flisnin me një zë pa dallim krahine e feje, duke shprehur kërkesën themelore për vetëvendosje për mbrojtjen dhe ruajtjen nga copëtimi i territoreve të banuara me shqiptarë”, tha Kurti, përcjell Klankosova.tv

Kurti potencoi se Lidhja Shqiptare e Prizrenit qe gurthemel për pavarësi.

“Kjo ngjarje ka qenë gurthemel i përpjekjeve tona për pavarësi që u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, e 96 vite më pas me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”, tha Kurti.

Ai e përmbylli fjalimin duke theksuar se Lompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit vazhdon të ruaj historinë shqiptare ndërshekullore.

Ndryshe, sot janë bërë 146 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve që ishin shumicë shqiptare në Perandorinë Osmane, themeluar zyrtarisht më 10 qershor 1878 në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, qytet ku deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës.

Image

Image

Image

Image