Pacollli: I shqetësuar se dikush në Kosovë po tenton ta denigrojë figurën e Edi Ramës
Foto: Laura Hasani

Pacollli: I shqetësuar se dikush në Kosovë po tenton ta denigrojë figurën e Edi Ramës

Aktuale June 10, 2024 - 18:18

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se është e papranueshme që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk është pritur sot në një takim nga homologu i tij kosovar, Albin Kurti, derisa ishte në vizitë në Kosovë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se mendon që dikush në Kosovë po tenton të denigrojë figurën e Ramës.

“Shqiptarët shquheshin për mirësinë dhe mikpritjen e tyre, veçanërisht në shtëpitë e tyre. Është e papranueshme që një kryeministër i rëndësishëm si Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe homologu i tij kosovar të mos ketë kohë për një takim qoftë edhe të shkurtër!”

“Unë jam i shqetësuar se dikush në Kosovë po tenton të denigroi figurën e Edi Ramës. Për këtë të fundit kam vetëm një pyetje, kush ishte lideri i fundit shqiptar, ballkanik apo botëror që publikisht, duke e parë në sy mikpritësin e tij, në Beograd, përsëriti disa herë se “Kosova është shtet i pavarur”! Kryeministër Rama, Kosova dinjitoze i di vlerat e tua!”, ka thënë Pacolli.