Szunyogu viziton qendrën përkujtimore “Bllaca 99”, e quan ngjarje të rëndësishme historike

Szunyogu viziton qendrën përkujtimore “Bllaca 99”, e quan ngjarje të rëndësishme historike

Aktuale June 10, 2024 - 16:32

Ambasadori i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar qendrën përkujtimore “Bllaca 99”.

Ai përmes një postimi në platformën "X" ish-Twitter, kujton këtë ngjarje, duke thënë se mijëra shqiptarë të Kosovës u detyruan të ikin në zonën kufitare dhe të kërkojnë strehim.

“Këta njerëz, përfshirë gratë, fëmijët dhe të moshuarit, u përballën me kushte të tmerrshme”, shprehet Szunyog, përcjell Klankosova.tv.

“Vizitova qendrën përkujtimore “Bllaca 99” dhe kujtova ngjarjen e rëndësishme historike në prill të vitit 1999, kur qindra mijëra shqiptarë të Kosovës u detyruan të ikin në zonën kufitare dhe të kërkojnë strehim. Këta njerëz, përfshirë gratë, fëmijët dhe të moshuarit, u përballën me kushte të tmerrshme”, shkroi ambasadori në plaftofrmën "X" ish-Twitter.