Osmani e njofton Tony Blairin me djalin e heroit Afrim Bunajku
Ish-kryeministri britanik Tony Blair është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai ka takuar udhëheqësit e shtetit, liderët politikë, si dhe ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kosovës.
Blairi, i cili ka luajtur rol udhëheqës gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, që ndaloi përparimet e forcave okupatore serbe dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, tha se nuk pendohet kurrë për vendimin që kishin marrë 25 vjet më parë.
Ai jashtë oborrit të Kuvendit u mirëprit edhe nga disa nxënës të shkollave të Prishtinës, të cilët i uruan mirëseardhje.
Në mesin e nxënësve ishte djali i heroit Afrim Bunjaku.
Në pamjet që qarkulluan në rrjet shihet një moment kur presidentja Osmani e njofton Blairin me djalin e heroit.
Afrim Bunjaku u vra në shtator nga grupe kriminale serbe, derisa ishte në krye të detyrës.