Kuvendi i Prishtinës e shpall “Qytetar nderi” ish-kryeministrin britanik, Tony Blair
Foto: Laura Hasani

Kuvendi i Prishtinës e shpall “Qytetar nderi” ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Aktuale June 10, 2024 - 14:34

Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka shpallur “Qytetar nderi” ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë së Kosova do ta kujtojë përgjithmonë ndihmën e ish-kryeministrit Blair, e përveç kësaj edhe do ta nderojë çdoherë.

“Sot duam t’ju nderojmë për rolin kyç që keni luajtur për çlirimin e Kosovës. Dua të ndaj një pjesë të shkurtër të historisë sime kur kam jetuar në Britani në vitet ’90, ishte një mënyrë absurde të besoje që vendi ynë ku kam lind ka shanse të çlirohet, nuk kam guxuar as të besoj atëherë, as të filloj të besoj kur kam dal prej shtëpisë këtu. Kam prit që kur nuk do të kthehem në shtëpinë time, sepse ashtu kanë qenë rrethanat, kanë qenë kundër neve, por me iniciativën tuaj Tony Blair e kam fituar besimin me këtë arsye jo vetëm unë por të gjithë shqiptarët e Britanisë mburren me ju edhe sot me gjithë zemër dhe ne për Britaninë siç keni dhënë ju për Kosovën. Pra kjo është një vepër e juaja një pikë e madhe qe i ka prek e i ka shpëtu, i ka transmetu shumë jeta të qytetareve të Kosovës. Tony Blair është hero e mik i Kosovës. Kosova do t’ju kujtojë dhe do t’ju nderojë përgjithmonë”, tha Rama.

Image

Ndërsa, kryetari i Kuvendit Komunal Fehmi Kupina, në emër të të gjithë asamblistëve, i ka shprehur falënderimet për ndihmën dhe kontributin që Blairi ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Si rrallëherë, sot këtë mbledhje e bënë edhe me madhështore prania e ish kryeministri britanik, Tony Blair. I dëshirojmë mirëseardhje, jo me kotë thonë se të shpëtosh një jetë është si të shpëtosh njerëzimin. Sot para nesh është një figurë kryesore që në momentet me të vështira ishte faktori kryesore. I nderuar nuk ka fjalë e shkronjë që mund të përshkruaj falënderimin tonë për lirinë dhe zhvillimin e vendit tonë. Ne emrin tim personal dhe Kuvendit komunal ju shpreh mirënjohje e falënderime për kontributin tuaj”, shtoi ai.