Abdixhiku: Presidenti Rugova Evropën e konsideronte si bashkësi e shqiptarët pjesë të tyre

Abdixhiku: Presidenti Rugova Evropën e konsideronte si bashkësi e shqiptarët pjesë të tyre

Aktuale June 10, 2024 - 12:17

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe fondacioni “Ibrahim Rugova” kanë organizuar konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ku kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha se liria erdhi si triumf testamenti, ku tregoi se Kosova nuk është vetëm, por ka miq që në kohët më të vështira iu gjetën pranë.

Abdixhiku, duke falënderuar të gjithë për pjesëmarrje, duke e përmendur veprën e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, tha se ai ishte perëndimor autentik.

“Jemi të nderuar me praninë e secilit prej jush, njëzet e pesë vjet më parë ne gjetëm lirinë, ajo erdhi si triumf testamenti, erdhi si dritë, si anëtarë përjetësie, ku shohim vajza e djem, erdhi nëpërmjet zërave të largët që në aso kohe na u bënë të afërt, e ishin mes nesh për të na thënë se nuk ishim e s’jemi vetëm, na vinim përmes liderëve botërorë që në orët më të vështira na u gjenden pranë nesh, andaj ju jemi mirënjohës e falënderues gjithnjë e përherë. Sot pikërisht për shkak të sakrificës s këtyre, unë dhe secili prej jush duhet të kuptojmë detyrimin e lirisë, prandaj kjo konferencë jo vetëm si kujtim nderues, por si skicë e projektimit të së ardhmes, që na vjen në fjalë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova: Kosova shtet i pavarur me përkrahës e aleatë. Presidenti Evropën e konsideronte si bashkësi, e shqiptarët pjesë të tyre, ishte perëndimor autentik, Rugova veproi në një kohë të thyerjeve të mëdha, ai zgjodhi fjalën e lirë”, ne jemi popull perëndimor sikurse Ibrahm Rugova”, tha Abdixhiku, raporton eo.

Në këtë konferencë po marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Massimo D’Alema, ish-kryeministër i Italisë dhe Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA-së.