“Gurët e Trepçës”, Osmani ia dorëzon Blairit dhuratën unike nga familja Rugova
Foto: Laura Hasani

“Gurët e Trepçës”, Osmani ia dorëzon Blairit dhuratën unike nga familja Rugova

Aktuale June 10, 2024 - 11:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka bërë një dhuratë nga familja Rugova ish-kryeministrit britanik, Tony Blair.

Në disa pamje të postuara nga e para e shtetit në Instagram, shihet se ajo ia dhuroi gurët e “Trepçës” Blairit.

Gjatë takimit brenda Presidencës, Blairi ka nënshkruar edhe në librin e miqësisë.

Ndryshe, Tony Blair po qëndron në Kosovë për nder të përvjetorit të 25-të të çlirimit të Kosovës. Pos Osmanit, ai është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Blairi po ashtu ka mbajtur fjalim në Kuvendin e Kosovës.

Ish-kryeministri britanik tashmë ka filluar takimin me kryeministrin kosovar, Albin Kurti.

Image