“E dija para 25 vjetësh që ishte gjëja e duhur për ta bërë”, Blairi: Kosova e meriton të jetë në familjen e kombeve
Foto: Laura Hasani

“E dija para 25 vjetësh që ishte gjëja e duhur për ta bërë”, Blairi: Kosova e meriton të jetë në familjen e kombeve

Aktuale June 10, 2024 - 10:35

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka deklaruar se është rikthimi i tij në Kosovë është moment i emocioneve të thella.

“Dua t’i nderoj njerëzit e Kosovës për guximin dhe vendosmërinë e tyre në atë kohë para 25 vitesh dhe vendosmërinë e tyre të palëkundur që t’ia shohin të mirën çlirimit të para 25 viteve. Atëherë isha i bindur se ishte e gjëja e duhur për ta bërë dhe vazhdoj ta kem këtë bindje dhe tani jam i bindur që duhet të rrimë krahë njerëzve të Kosovës, në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jetë në linjë me meritat e njerëzve të saj”, deklaroi Blairi.

Image

 

Ish-kryeministri britanik u shpreh se Kosova meriton të jetë në familjen e kombeve.

 

“Këtu po ndodhin gjëra pozitive që janë mësim për tërë botën e jo vetëm për popullin e Kosovës dhe pres me padurim ta shoh ditën kur Kosova si komb i pavarur dhe sovran zë vendin e duhur në familjen e kombeve. Dua të shpreh falënderimin dhe solidaritetin me njerëzit e Kosovës që e kam ndjerë atë kohë, e ndiej tani dhe do ta ndiej edhe në të ardhmen”, tha ai.

Image