Mjekë izraelitë nga spitali i njohur botëror vizitojnë Kosovën

Mjekë izraelitë nga spitali i njohur botëror vizitojnë Kosovën

Aktuale June 10, 2024 - 09:56

Në kuadër të angazhimeve tona për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave në fushën e shëndetësisë mes Izraelit dhe Kosovës, Tamar Ziv, ambasadore e shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, pati nderin të shoqërojë dr. Yoel Har-Even, zëvendëspresident për Çështje Globale në Divizionin Global të spitalit “Sheba Tel HaShomer” dhe Mika Amram, drejtore e Shërbimeve Globale të Pacientëve në spitalin “Sheba Tel HaShomer”, gjatë vizitës së tyre të punës në Kosovë.

Spitali “Sheba” është renditur si spitali i 9-të më i miri në botë nga “Newsweek”.

U diskutuan tema të shumta, me fokus të posaçëm në trajnimin e personelit mjekësor.

Për mikpritjen e tyre, ambasadorja Ziv ka falënderuar dr. Arben Vitinë, ministër i Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha-Bunjakun, zëvendësministre e Shëndetësisë, Elvir Azizin, drejtor i përgjithshëm në SHSKUK, dr. Dafina Bashollin dhe dr. Baton Kelmendin, specialistë të mjekësisë emergjente, dr. Narqize Arenliu-Hoxhajn, drejtore e përgjithshme në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, dr. Laura Nushin, drejtore e përgjithshme në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, dr. Gëzim Berishën, drejtor mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, dr. Valbona Krasniqin, drejtore e Mjekësisë Fizikale, dr. Teuta Osmani Vllasollin, specialiste e fiziatrisë dhe specialistët e mjekësisë fizikale, dr. Ardiana Murtezanin, dr. Ilirjana Boshnjaku Dallkun dhe dr. Nerimane Abazin.

Ambasadorja Ziv ka falënderuar edhe Roy Roznekun, konsullin e nderit të Kosovës në Izrael, i cili gjithashtu iu bashkua takimeve.

Image

Image

Image

Image