Kuvendi bëhet gati për ta pritur ish-kryeministrin britanik, Tony Blair
Foto: Laura Hasani

Kuvendi bëhet gati për ta pritur ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Aktuale June 10, 2024 - 08:50

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, sot do të qëndrojë në Kosovë.

Blair do t’u drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ora 10:00, raporton Zeri.info.

Tashmë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës është shfaqur edhe një fotografi e madhe e tij, në të cilën shkruan “Mirë se vjen, zotëri Tony Blair!”.

Image

 

Blair do të ketë takime me krerët e shtetit, raporton tutje Zeri.info.

Para seancës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pret në takim Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Blair do të deklarohen për media.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ish- kryeministrin britanik, Tony Blair.

Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, më 1999, Blair ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe.

Ai, bashkë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, konsiderohen si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në atë kohë.

Në shenjë admirimi për kontributin që ka dhënë, në Kosovë u është vënë emri i tij disa fëmijëve të lindur pas luftës, e të cilët tash janë në moshën 25-vjeçare. /Zëri

Image