Adnan Dibrani, deputeti i parë shqiptar nga Kosova në Parlamentin Evropian

Adnan Dibrani, deputeti i parë shqiptar nga Kosova në Parlamentin Evropian

Aktuale June 10, 2024 - 08:29

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se Adnan Dibrani ka fituar ulëse në Parlamentin Evropian në zgjedhjet që u mbajtën këto ditë.

Tahiri, në një postim në “X”, ka shkruar se Adnani po bëhet shqiptari i parë nga Kosova i zgjedhur në Parlamentin Evropian.

“Adnani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitet ’90, ku kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, shkroi Tahiri.