Sveçla: Afër 40 serbë u bënë pjesë e Policisë së Kosovës
Foto: Laura Hasani

Sveçla: Afër 40 serbë u bënë pjesë e Policisë së Kosovës

Aktuale June 09, 2024 - 22:54

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se afër 40 serbë u bënë pjesë e Policisë së Kosovës.

“Dhe afër 40 anëtarë nga komuniteti serb i janë bashkuar Policisë së Kosovës deri më tani këtë vit (ata tani përbëjnë 5% të totalit të forcës sonë të policisë). Shumë të tjerë do t’i bashkohen luftës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe do të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Sveçla në "X".

Image