Abdixhiku thotë se gjithçka është gati për konferencën “Rugova dhe Perëndimi”, pjesë do të marrë edhe Rama
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku thotë se gjithçka është gati për konferencën “Rugova dhe Perëndimi”, pjesë do të marrë edhe Rama

Aktuale June 09, 2024 - 22:47

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”.

Konferenca në fjalë në të cilën do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të mbahet në Klan Arena, nesër duke filluar nga ora 11:00.

“Gati për nesër. Konferenca ndërkombëtare: “Rugova dhe Perëndimi”. Nga 11:00, në Klan Arena”, ka thënë Abdixhiku.

Aty do të marrë pjesë edhe ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema dhe Vincenzo Paglia, president i Akademisë Papnore për Jetë, të cilët janë pjesë e panelit të parë.

Kurse, pjesë e panelit të dytë janë gazetarët Adriatik Kelmendi, Blendi Feziu, dhe Eugen Saraçini, po ashtu edhe kryetar i Institutit për Marrëdhënie me Jashtë, Alush Gashi. /klankosova