25-vjetori i çlirimit të Kosovës, presidentja Osmani nesër takon Tony Blairin dhe Edi Ramën
Një varg aktivitetesh do të shënohet me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, duke filluar nga dita e nesërme.
Mjaft e zënë me punë e takime do të jetë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Ajo do të takojë dy personalitete shumë të rëndësishme, ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Tony Blair dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Takimi me Ramën nis nga ora 08:00 kurse me Blairin nga ora 09:00.
Më pas Osmani dhe Blair do të deklarohen për media.
E para e vendit do të ketë edhe aktivitete tjera gjatë ditës.
Ajo në ora 16:00 merr pjesë në shënimin e 146 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ndërkaq prej orës 18:00, merr pjesë në Ekspozitën “Reporting House” nga BIRN, në Objektin e Gërmisë, sheshi Skënderbeu në Prishtinë, njofton Zyra e Presidentës. /klankosova